Pas mbylljes së vendvotimeve në Kosovë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i dhanë kësaj force politike në zgjedhjet lokale.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Krasniqi u shpreh se sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen, duke theksuar se Kosova meriton më mirë.
“Faleminderit për çdo votë, anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale, atë të Partisë Demokratike të Kosovës,” shkruan lideri i PDK-së.
Ai shtoi se partia do të vazhdojë me përkushtim dhe besim drejt rikonfirmimit të fitoreve në komunat ku garojnë në balotazh.
PDK është një nga partitë më të mëdha në vend dhe synon të forcojë edhe më tej pozicionin e saj në qeverisjen lokale pas raundit të dytë të zgjedhjeve.

- Leka: Servet Pëllumbi kishte nivelin më të lartë të kulturës politike/ Minxhozi: Ikja e tij, ‘mbyllja e një epoke’ - 08/05/2026
- Pas “Waka Waka”, Shakira gati të ndezë sërish Botërorin me një super hit - 08/05/2026
- Premier League “pushton” Europën, Aston Villa dhe Unai Emery shkruajnë historinë, pas 44 vitesh - 08/05/2026