Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se ka një përpjekje të Partisë së Lirisë që të rregullojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky konstatim lind pasi ambasadorja Kim pati një takim miqësor me Metën pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara më herët.
Për Spahiun ky ndryshim qëndrimesh lidhet me riparimin e deklaratave që janë bërë nga Meta për Kim, ndërsa solli në vëmendje se dhe numri 2 i partisë është zgjedhur një person i cili ka një lloj ure bashkëpunimi dhe komunikimi me SHBA-në.
“Zoti Meta si një politikan i vjetër do tentojë dhe do përpiqet që të mos përfundojë në të njëjtat marrëdhënie si ish-kryeministri Sali Berisha në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje nëse do ta vëmë re me vëmendje edhe në zgjedhjen e partisë së re, Partisë së Lirisë, zgjedhja e nënkryetarit të ri, zotit Agim Nesho ka një objektiv dhe një qëllim jo për shkak të kontributit në parti, por për shkak të pozicionit të tij diplomatik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si një diplomat karriere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nju Jork, ka tentuar të japë një mesazh diplomatik,” – u shpreh Spahiu.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026