7.5 C
Tirana
28 / 03 / 2026

KQZ certifikon rezultatin në Tiranë dhe Durrës, Veliaj dhe Sako fitues të bashkive përkatëse

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 14 Majit për Bashkinë e Tiranës dhe atë të Durrësit.

Ai ka miratuar tabelat përmbledhëse të rezultateve duke shpallur Erion Veliaj kryetar të Bashkisë së Tiranës dhe Emiriana Sakon kryetare të Bashkisë së Durrësit.

Erion Veliaj mori mbi 158 mijë vota përkundrejt mbi 100 mijë votave të Belind Këlliçit në Tiranë. Ndërsa në Durrës, Emiriana Sako mori mbi 48 mijë vota përkundrejt 38 mijë votave të Igli Carës.

Në Këshillin Bashkiak në Tiranë kryeson PS me 34 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 15 mandate, PD 4 mandate, PSD 3 mandate, Lëvizja Bashkë, Nisma Thurje, PDIU, LZHK, PR me nga 1 mandat.

Në Durrës, PS ka marrë 28 mandate, “BF” 13 mandate, PD-ja 5 mandate, PAA 3 mandate dhe nga 1 mandat PSD e PDIU.

Kujtojmë që një ditë më herët Celibashi miratoi rezultatin për Bashkinë Shkodër duke konfirmuar Benet Becin si fitues.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x