1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

Korrupsioni politik, Gjonaj: Të forcohet ILDKPKI, ose të krijohet një autoritet i ri i pavarur

Politika shqiptare jo vetëm me perceptim publik, por edhe në përballjet me drejtësinë jo pak herë ka treguar përlyerjen me korrupsionin gjatë ushtrimit të detyrës. Këtë fakt e kanë e evidentuar edhe ekspertët e atashuara në komisionin e posaçëm antikorrupsionin, për të cilin nuk heshtin më as deputetët e mazhorancës.

Deputetja socialiste Etilda Gjonaj, anëtare e këtij komisioni, në një intervistë për A2CNN e sheh fajin tek mosfunksionimi siç duhet të mekanizmit kontrollues.

“Perceptimi për korrupsionin politik është shumë i lartë. Ose duhet të forcohet ILDKPI që të marrë më shumë kompetenca që kanë të bëjnë në parandalimin e korrupsionit në nivele të larta, ose të shihet ideja e pasjes së një autoriteti të pavarur antikorrupsion”, tha Gjonaj për A2.

Pastrimin e politikës nga paratë e pista, Komisioni i Fatmir Xhafajt pretendon ta shtrijë tek transparenca e financimit të partive politike dhe fushatave elektorale. Një ndërhyrje që partitë e kanë shmangur prej vitesh.

“Nuk mund të luftohet korrupsioni politik pa adresimin e financimin e partive politike”.

Një tjetër problematikë e ngritur nga ekspertët ka të bëjë me frenimet e “ligjeve speciale”, apo zhbërjen e nocionit të krijuar për Parlamentin si Noter të Qeverisë së majtë.

“Në tentativën për të konsoliduar shtetin e së drejtës me reformat ë ndryshme ka bërë që kuvendi të mos e ushtrojë roli dhe funksionin siç e ka në kushtetutë. Ka nevojë për strukturë të posaçme, e cila mund të jetë një strukturë e kuvendit apo e pavarur, për të bërë në kuvend një skaner të të gjithë ligjeve që vijnë, me qëllim që të mos lihet asnjë hapësirë për legjislacionin e konsideruar korruptiv”, deklaroi ajo për A2.

Reformimi i shtetit modern që synojnë socialistët do të shtrihet edhe te drejtësia. Ata do të kërkojnë të adresojnë edhe një detyrë që ia ka lënë Bashkimi Europian, ndjekja penale e prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk kanë kaluar vettingun.

“Ndjekja e të gjitha çështjeve që ka indicie, ose prova për magjistratët e larguar nga vettingu për sa i përket korrupsionit. Të mos jetë vetëm plusi në kuti por të jetë një masë për të përmbyllur të gjithë pastrimin e drejtësisë nga korrupsioni”.

Për të ndërhyrë në legjislacion, PS do t’i duhet edhe vota e opozitës e cila e ka refuzuar ftesën për t’u ulur në këtë tryezë. Mazhoranca shpreson tek një reflektim i demokratëve pas zgjedhjeve.

“Nuk mundëm t’i mohojmë shqiptarëve të drejtën për të qenë shtetas të një vendi anëtar të BE, sepse opozita nuk ulet në tryeza. Besoj që do të do jetë parlamenti i ri dhe atëherë shpresojmë që opozita me përgjigjen që do të marrë nga qytetarët të reflektojë se si duhet të kryejë detyrën e saj”.

Përpos opozitës, në nismën e socialistëve u distancuan edhe disa nga institucionet e drejtësisë për të qenë të pranishëm me ekspertët e tyre.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x