Përroi i fshatit Pustec prej vitesh ka sjellë probleme për banorët, kryesisht gjatë stinës së dimrit kur rreshjet janë të shumta. Dalja e tij nga shtrati si pasojë e mos pastrimit, ka përmbytur shpesh herë oborret e shtëpive të zonës, duke shkaktuar dëme materiale në banesa dhe humbje të gjësë së gjallë.
Përmes një projekti të financuar nga Fondi i Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtes tashmë do të nisë ndërhyrja për pastrimin në të gjithë gjatësinë e përroit dhe ndërtimin e mureve anësore me qëllim parandalimin e erozionit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë Pustec, Pali Kolefski, i cili tha se ndërhyrja do të fillojë brenda këtij viti, për ti dhënë fund kësaj problematike të hershme për banorët.
Kryebashkiaku Kolefski ka bërë të ditur se një tjetër projekt i ngjashëm pritet të vihet në zbatim edhe në fshatin Goricën e Madhe, ku një tjetër përrua është problematik, i cili përmbyt jo vetëm lagjet e banuara por edhe tokat bujqësore përreth.
Për shkak të buxhetit të vogël që ka në dispozicion bashkia e Pustecit, duke mos patur mundësi të investojë shuma të mëdha për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve, shumë ndërhyrje e investime synohen të realizohen me financime nga qeveria shqiptare por edhe nga donacione të ndryshme.
- Silvinjo pas suksesit ndaj Ukrainës: Ke pak mundësi të përmbysësh ndeshje në këto nivele. E merituam, fitore kyç për ecurinë në turne. - 07/09/2024
- Festë kuqezi në Pragë, Shqipëria nis me fitore Ligën e Kombeve, mposht për herë të parë Ukrainën - 07/09/2024
- Skandali i Ministrit të Kulturës që tronditi qeverinë e Melonit/ Reagimi i të dashurës sekrete dhe krahasimi me Berlusconin, ç’po ndodh në Itali - 07/09/2024