Prej dy ditësh Drejtoria Vendore e Policisë së qarkut Korçë, ka vijuar kontrollet për kamerat e sigurisë të vendosura kryesisht në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit si dhe në fshatrat më të njohura të juglindjes së vendit.
Sipas burimeve, deri më tani në Korçë janë sekuestruar 5 kamera, ndërkohë monitorimi do të vijojë deri në orët e pasdites në të gjithë qytetin.
Ndërsa në Pogradec, në total janë sekuestruar 18 kamera, dhe janë proçeduar 2 shtetas, familjarë të personave me precedentë penalë, kamerat e të cilëve janë vendosur në banesë por ka patur shkelje privatësie në rrugë, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Deri tani nga kontrollet e ushtruara, numri i kamerave të sekuestruara, ka arritur thuajse në 40, ndërsa do të kemi rezultatet e plota në përfundim të këtij aksioni.
Burime të siguruara pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut Korçë thanë se kamerat e sigurisë ju lejohen institucioneve shtetërore, bankave, shkollave si dhe bizneseve që kanë më shumë se 50 të punësuar.
Megjithatë në të gjitha këto raste bëhet një kërkesë zyrtare shoqëruar me planimetrinë e objektit, pranë komisariateve përkatëse. Kërkesë e cila dërgohet në Drejtorinë e Policisë, aty ku komisioni përkatës miraton ose jo vendosjen e kamerave.
Nga ana tjetër gjithnjë sipas këtij burimi personat që vendosin kamera sigurie brenda mjediseve të tyre private, nuk kanë nevojë për leje nga institucioni, përsa kohë nuk cënojnë hapësirën publike. Nëse cënohet kjo hapësirë, kemi të bëjmë me shkelje të ligjit.
Operacioni i policisë së Korçës për heqjen e kamerave të sigurisë, pritet të vijojë edhe më tej duke u shtrirë edhe në zona të tjera të qarkut juglindor.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026