11.5 C
Tirana
09 / 02 / 2026

Korçë/ Kandidaturat për primaret e PD-së. Dalin emrat e të propozuarve për katër bashkitë e qarkut Korçë

Nisur nga kërkesat e shumta të degëve, Partia Demokratike ka vendosur të shtyjë deri më 12 nëntor afatin për vetëkandidim dhe kandidim për Primare, të cilat do të nxjerrin përfaqësuesin e kësaj force në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Deri në këto momente Partia Demokratike ka propozuar kandidatët për primaret e degëve lokale në 4 nga 6 bashkitë e qarkut të Korçës, ku vetëm degët e Kolonjës dhe Pustecit ende nuk kanë bërë me dije se cilët janë të propozuarit për të qënë kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme lokale. Burime të siguruara thanë se ditët e fundit në shumë grupseksione të Degës së Partisë Demokratike të Korçës, është propozuar emri i rektorit aktual të Universitetit të Korçës Dhimitri Bello. Katër emrat e tjerë që vazhdojnë të jenë në këtë listë janë ato të ish deputeteve Ledina Alolli dhe Eleina Qirici, si dhe emrat e Gjergji Gjata dhe Irvin Bode. Të njëjtat burime thanë se gjatë këtij procesi nga grupseksionet janë propozuar edhe emra të tjerë. Gjithashtu kanë dalë emrat e të propozuarve për primaret e Partisë Demokratike edhe në bashkitë Pogradec, Maliq dhe Devoll. Ish kryetari i Partisë Demokratike të Pogradecit Eduard Kapri është nga emrat e lakuar si kandidat i kësaj partie për bashkinë e Pogradecit. Emri i Kaprit është propozuar në masë të gjërë nga antarësia e kësaj force politike për bashkinë liqenore. Dy emra të tjerë të propozuar së tepërmi nga kjo antarësi janë edhe ato të kryetarit aktual të PD së kësaj bashkie Genti Çela dhe biznesmeni i njohur Bajram Fezollari. Një tjetër emër që ka dalë nga propozimet është edhe ai i ekonomistit Oligert Muçllari dhe ai i Zihni Tollozhina, një prej themeluesve të PD së Pogradecit në vitin 1991. Të gjithë këto emra do ti nënshtrohen primareve për të zgjedhur emrin që do të garojë për bashkinë Pogradec.

Gjithashtu burime të siguruara thanë se nga strukturat e Partisë Demokratike të Devollit deri tani janë propozuar nga shumica e antarësisë Vojsava Bregu, Arben Miza dhe Elvis Hajderelli. Nga dega e Partisë Demokratike të Maliqit deri ditën e sotme kanë dalë vetëm dy emra. Bëhet fjalë për Fredi Gega i cili ka qënë në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 si dhe emri i Alfred Berberit. Kandidatët që do pranojnë të futen në garë duhet te plotësojnë formularin e kandidimit. Ata që nuk do pranojnë të futen në garë, do plotësojnë një formular refuzimi si kundër është procedura e PD.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x