16.5 C
Tirana
03 / 03 / 2026

Korçë/ Dhurohen pajisje për Qendrën Komunitare, Fondacioni “Care For Albania” në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe

Fondacioni “Care for Albania” me qendër në Chikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dhuruar disa pajisje për Qendrën Komunitare për fëmijët me aftësi ndryshe në qytetin e Korçës.

I pranishëm ka qënë kryebashkiaku Sotiraq Filo i cili ka falenderuar këtë inisiativë duke shprehur se mbështetja e donatorëve është shumë e rëndësishme për të përballuar të gjitha nevojat për mirëfunksionimin e qendrës, duke shpresuar që ky bashkëpunim të vijojë edhe më tej duke mbështetur edhe shtresa të tjera në nevojë.

Ky donacion u realizua falë Zyrës së Migracionit, dhe Diasporës, e cila është hapur në fillim të këtij viti pranë bashkisë Korçë.

Materialet dhe pajisjet e dhuruara ishin shumë të domosdoshme për qendrën komunitare, teksa nevojat e saj janë të mëdha për trajtimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me aftësi ndryshe.

Themeluesja dhe drejtuesja e fondacionit Sonila Sejdaras, shprehet se misioni i “Care For Albania” është kujdesi ndaj fëmijëve dhe të moshuarve, dy kategori që kërkojnë më tepër vëmendje.

Kjo është vetëm faza e parë e bashkëpunimit të fondacionit “Care For Albania” me Zyrën e Migracionit dhe Disporës në bashkinë e Korçës, bashkëpunim i cili do të vijojë me të tjera donacione në ndihmë të familjeve që kanë fëmijë me aftësi ndryshe, dhe jo vetëm.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x