Konferenca e Kryetareve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen e mandatit te Komisionit Hetimor Parlamentar për sterilizimin dhe check-up ne shëndetësi.
Kërkesa nuk u pranua nga përfaqësuesit e mazhorances ne konferencën e kryetarëve.
Në kërkesen e opozites thuhet se nëse Komisioni nuk e zgjat veprimtarinë e tij, nuk ka asnjë afat kohor për të shkruar raportin i cili fillon hartimin pas pyetjes së të gjithë dëshmitarëve që në rastin më të mirë kërkon 10-14 ditë, si dhe paraqitja e raportit për miratim në Komision

“Nga lista e pranuar e dëshmitarëve, është pyetur vetëm një pjesë e tyre. Pjesa tjetër e dëshmitarëve, që disa pjesë më të rëndësishme si ish Ministra, aksionerë, etj ende nuk kanë dëshmuar. Kjo e bën hetimin parlamentar të paplotë”, thuhet ne shkresen e opozites.


- “Duhet të krijojmë një parti sa më të fortë”, Alimehmeti thirrje demokratëve në Durrës: Mbani këtë ritëm, kjo është diferenca jonë - 03/12/2025
- Rreth 360 mijë, nga 1 milion e 900 mijë gjithsej… - 03/12/2025
- Agron Duka për lëvizjen e Salianjit: Strukturat e PD janë inekzistente! Çdo ndarje e dëmton PD - 03/12/2025