Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht mazhorancës futjen në rendin e ditës për seancën plenare të së enjtes votimin e mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtuese, tashmë që të gjitha palët janë njohur me opinionin e Komisionit të Venecias.
Kërkesa u parashtrua në Konferencën e Kryetarëve nga ana e deputetes Ina Zhupa, por u refuzua nga mazhoranca. Kuvendi do të ketë edhe tre seanca për këtë vit kalendarik, ku çështja Xhaçka duket se do të shoqërojë debatin politik brenda sallës.
Krahas debatit për Venecian, pjesë e diskutimit ishte edhe kërkesa e opozitës për interpelancë me kryeministrin Rama për çështjen Becheti. Edhe kjo kërkesë nuk mori përgjigje nga parlamenti.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Mesha e lamtumirës për kryepeshkopin Anastas, Mitsotakis: Urë miqësie mes dy popujve, përulemi para madhështisë së personalitetit të tij! - 30/01/2025
- Edi Rama: Anastasi erdhi mes nesh si një prift nga Greqia dhe u nda nga ne, si Anastasi i Shqipërisë (fjala e plotë) - 30/01/2025
- LIVE nga Katedralja “Ngjallja e Krishtit”! Qindra besimtarë e personalitete përcjellin Kryepeshkopin Anastas - 30/01/2025