15.5 C
Tirana
18 / 10 / 2024

“Koha na dha të drejtë”, Basha: Listat e mbyllura një pazar politik midis Ramës dhe Berishës

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas arritjes së dakordësisë ditën e djeshme midis PD-së dhe PS-së përsa i përket ndryshimeve në Kodin dhe Reformën Zgjedhore.

Basha ka publikuar mëngjesin e sotëm një amendament të dorëzuar në Kuvend, ku kërkontë hapjen 100% të listave zgjedhore, ndërsa shton se ai e kishte ekspozuar edhe më herët sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe mbylljen e listave.

Sipas ish-kreut demokrat, Rama dhe Berisha nuk duan Reformë Zgjedhore, pasi ato kërkojnë që të mbajnë rreth vetes një tufë deputetësh që i shërbejnë interesave të tyre dhe halleve që kanë me drejtësinë, por jo qytetarëve.

I ekspozuam për pazarin për sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe koha na dha të drejtë.

I ekspozuam për pazarin për mbylljen e listave, dhe koha na dha të drejtë.

Rama dhe Berisha nuk duan Reformë Zgjedhore, sepse kërkojnë të mbajnë rreth vetes një tufë deputetësh që i shërbejnë interesave të tyre dhe halleve që kanë me drejtësinë, jo qytetarëve”,– shkruan Lulzim Basha në rrjetin social Facebook.

Ish-lideri demokrat, Basha vijon më tej duke u kërkuar deputetëve në Kuvend që të votojnë amendamentin e propozuar nga vetë ai, ndërsa shton se nëse brenda bunkerëve anti-SPAK të Ramës dhe Berishës duan të vendosen në rresht për t’i shërbyer atyre dhe jo qytetarëve, le të ngrenë dorën dhe të ulin kokën për të votuar riciklimin e marrëveshjes së 2008-ës.

Përmes këtij amendamenti u japim mundësi partive të zgjedhin nëse duan të përdorin listat e hapura, apo listat e mbyllura, e jo t’i nënshtrohen në mënyrë të detyrueshme pasojave të allshiverishit të atij që ka shpallur revolucion, por është ulur në prehërin e Ramës, dhe atij që deklaron se nuk bashkëpunon me non gratat, por bashkon vota me Berishën sa herë ua do halli i përbashkët.

Nëse brenda bunkerëve anti-SPAK të Ramës dhe Berishës duan të vendosen në rresht për t’i shërbyer atyre dhe jo qytetarëve, le të ngrenë dorën dhe të ulin kokën për të votuar riciklimin e marrëveshjes së 2008-ës.

Por, nëse duan realisht që gjërat të ndryshojnë e të fuqizojnë votën e qytetarëve duke i’u dhënë dinjitet, autoritet dhe përfaqësim deputetëve, të mbështesin këtë amendament”,– përfundon ish-lideri demokrat, Lulzim Basha.

Postimi i plotë i ish-kreut demokrat, Lulzim Basha:

I ekspozuam për pazarin me amnistinë, dhe koha na dha të drejtë.

I ekspozuam për pazarin për sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe koha na dha të drejtë.

I ekspozuam për pazarin për mbylljen e listave, dhe koha na dha të drejtë.

Rama dhe Berisha nuk duan Reformë Zgjedhore, sepse kërkojnë të mbajnë rreth vetes një tufë deputetësh që i shërbejnë interesave të tyre dhe halleve që kanë me drejtësinë, jo qytetarëve.

Ne e refuzojmë me forcë këtë pazar, prandaj kam depozituar një amendament përmes të cilit ju jepet mundësia deputetëve që duan realisht lista të hapura dhe neverisin këtë mynxyrë, të votojnë për të pasur lista 100% të hapura.

Përmes këtij amendamenti u japim mundësi partive të zgjedhin nëse duan të përdorin listat e hapura, apo listat e mbyllura, e jo t’i nënshtrohen në mënyrë të detyrueshme pasojave të allshiverishit të atij që ka shpallur revolucion, por është ulur në prehërin e Ramës, dhe atij që deklaron se nuk bashkëpunon me non gratat, por bashkon vota me Berishën sa herë ua do halli i përbashkët.

Nëse brenda bunkerëve anti-SPAK të Ramës dhe Berishës duan të vendosen në rresht për t’i shërbyer atyre dhe jo qytetarëve, le të ngrenë dorën dhe të ulin kokën për të votuar riciklimin e marrëveshjes së 2008-ës.

Por, nëse duan realisht që gjërat të ndryshojnë e të fuqizojnë votën e qytetarëve duke i’u dhënë dinjitet, autoritet dhe përfaqësim deputetëve, të mbështesin këtë amendament.

Shqipëria meriton më shumë!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x