-0.5 C
Tirana
22 / 12 / 2024

KMSH kundër “shtetit” bektashi?/ Minxhozi: Mesazhi kryesor i tij ‘shteti të jetë i baraslarguar nga komunitetet fetare’

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka reaguar publikisht pas propozimit për krijimin e një shteti sovran të Urdhrit të Bektashinjve në Shqipëri.

Në reagim, KMSH sqaron se është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri dhe për këtë shpreh shqetësimin publik lidhur me shtetin bektashi, në Tiranë.

Ky reagim u diskutua në studion e emisionit “Real Story” në ABC News.

Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se ky reagim përçoi mesazhin kryesor që shteti shqiptar duhet të qëndrojë i baraslarguar njëlloj nga të gjitha komunitetet fetare në vend.

Për Minxhozin, Shqipëria nuk e ka luksin e Italisë brenda së cilës ka një shtet tjetër sovran, siç është Vatikani.

“Them se mesazhi kryesor, pasi kemi lexuar këtë deklaratë, është që shteti duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe duhet të jetë i baraslarguar nga komunitetet fetare. Nuk kemi luksin e Italisë, që Vatikanin e ka në një tokë 100% e krishterë, ku i gjithë shtetit është monoteist. Ne jemi të detyruar si një komb të ‘kërcejmë baletin e vështirë’ të harmonisë fetare mes të paktën katër komuniteteve fetare. Është një operacion, kryesisht marketing i kryeministrit në mendimin tim, i cili nuk është për atë që unë shoh se ka dalë me shumë sukses”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x