18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Kinë, Lija e majmunit: Mos prek të huaj me dorë…

Një ditë pas raportimit të rastit të parë të lisë së majmunit në Kinë, një zyrtar i lartë i shëndetësisë së këtij vendi ka paralajmëruar shtetasit kinezë të mos prekin të huajt.

Një zyrtar i lartë i shëndetësisë kineze ka paralajmëruar shtetasit e vendit të tij që të mos prekin të huajt, një ditë pasi në Kinë u regjistrua edhe rasti i parë me linë e majmunit. Një postim në Weibo, variant kinez i tuiterit, Krye-epidemilogu i Qendrës Kineze për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Wu Zunyou këshilloi qytetarët kinezë për shmangien e kontaktit trup më trup me të huajt.

Postimi i tij u kritikua nga disa si racist.

– Në mënyrë që të parandalohet infeksioni i lisë së majmunit dhe si pjesë e stilit të shëndetshëm të jetesës që ne kemi, ju rekomandohet të mos keni kontakt fizik me të huajt, – u shpreh zoti Wu.

Përveç kësaj, ai gjithashtu iu bëri thirrje kinezëve të shmangin kontaktet fizike me personat që kanë udhëtuar jashtë gjatë tri javëve të fundit. Postimi i Wu në Weibo erdhi në ditën pasi në qytetin jugperëndimor Chong Qing u raportua rasti i parë me linë e majmunit te një person që sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit. Ndërkohë që nuk është e qartë nëse ky person ishte shtetas kinez apo i huaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x