Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA) njoftoi që ka filluar përzgjedhja e kontingjentit të 4-t të astronautëve që do të marrin pjesë në misionet e mëvonshme hapësinore të Kinës.
Do të përzgjidhen 12-14 kandidatë, duke përfshirë 7 ose 8 pilotë. Po ashtu do të zgjidhen dhe inxhinierë, si dhe dy ekspertë ngarkimi.
Pilotët do të përzgjidhen nga forcat e armatosura kineze, inxhinierët nga kërkuesit e teknikët në aeronautikë a industritë përkatëse, ndërsa ekspertët e ngarkimit do të zgjidhen prej atyre që bëjnë kërkime në shkencën hapësirore.
Për herë të parë, vendet për ekspertët e ngarkimit do të hapen edhe për aplikantët nga rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut dhe Makaos.
Procedura e përzgjedhjes do të zgjasë rreth 18 muaj.
Tani Qendra e Astronautëve po trajnon kontingjentin e 3-të të 18 astronautëve para se ata të kualifikohen për misionet në hapësirë.
- “S’u paraqit 3 muaj në detyrë!”/ Qeveria i çon Kushtetueses dokumentet për shkarkimin e Veliajt: Të ankimonte te Administrativja, jo te ju… - 16/10/2025
- Do të dal në protestë edhe për ty Albin Kurti, që të mos koritesh! - 16/10/2025
- Nasim Haradinaj: Është fyerje të krahasohet Edi Rama me Albin Kurtin - 16/10/2025