Policia amerikane ka arrestuar një burrë në Virxhinia, nën akuzën se ka kërcënuar vazhdimisht me vdekje në rrjetet sociale zëvendës Presidenten Kamala Harris.
Burri i quajtur Frank Lucio Carillo rrezikon deri në pesë vjet burg, nëse shpallet fajtor për këto akuza të ngritura ndaj tij.
Arrestimi erdhi pasi FBI zbuloi rreth 20 kërcënime ndaj Harris në një llogari të lidhur me Carillo në platformën Gettr. Në një prej postimeve të tij shfaqej dhe një premtim për të vrarë nënpresidenten dhe familjen e saj, për t’i nxjerrë sytë me pincë dhe për ta djegur të gjallë.
“Unë do ta bëj personalisht nëse askush tjetër nuk do. Unë dua që ajo të vuajë një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme,” shkroi Carillo në një postim të 27 korrikut.
- Arnat në rroba, kujtesë e një kohe që vjen për të na treguar se çfarë është vërtetë lumturia - 13/11/2025
- Sot mbledhja e përbashkët qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Rama: Krenar për këtë ditë historike, nënshkruajmë 16 marrëveshje - 13/11/2025
- Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë e SHBA-ve - 13/11/2025