Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri tha në një intervistë për Euronews Albania se Partia Demokratike nuk ka një marrëdhënie të mirë me grevat e urisë dhe në pjesën më të madhe të rasteve ose nuk kanë funksionuar, ose kanë rezultuar në qesharake.
Ai theksoi se e vetmja grevë serioze e PD-së ka qenë ajo e shkurtit të vitit 1991, pra greva e studentëve.
“Këtu ka pasur vetëm një grevë urie të suksesshme 32 vite. E vetmja grevë parimore urie që është bërë ndonjëherë është greva e studentëve në shkurtin e vitit 1991. Këtu grevë për SPAK-un, grevë për pallate, grevë për vulën, grevë për karrigen e kreut të PD-së dhe kryetaren e grupit parlamentar, nuk funksionon, as greva e ‘hapni kutitë’ nuk funksionoi me Partinë Socialiste, u bë qesharake, u kthye si piceri.
Mua me vjen keq ta them, por janë dy greva të cilat I ka dhunuar në mënyrën më të turpshme dhe kundër komplet interesit të saj elektoral dhe politik, ka qenë greva nga të cilët janë nxjerrë prej leckash jashtë, ish-të persekutuarit e vitit 94’ dhe ish-pronarët po në vitin 94’. Partia Demokratike ka një marrëdhënie jo aq të mirë me grevat, përveç grevës së vitit 91’ të studentëve,” – u shpreh Kulluri.
- “Shqipëria s’ka pretendime ndaj territorit serb”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit për lumin Ibër: Serbia e humbi Kosovën, hartat janë më pak tolerante - 11/08/2026
- Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen - 11/08/2026
- “Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë - 11/08/2026