Më i lidhur se kurrë me vendin e tij, me rrënjët e tij. Në çdo dalje publike këtë periudhë, Armando Broja ka folur më fjalë të mëdha, me fjalë zemre për Shqipërinë, për tifozët kuqezi. Së fundmi, në një intervistë për revistën angleze, “Risingballers”, bomberi shqiptar e nisi pikërisht nga tifozët, i bindur se me të në krah, Shqipëria është me e fortë:
“Tifozët e Shqipërisë janë më të mirët në botë. Ne jemi një trup i vetëm. Lojtarët, tifozët dhe vendi ynë të gjithë së bashku kemi”, nis rrëfimin e tij Broja duke u ndalur më pas tek mënyra e tij e festimit, ku në Angli e lidhin me një imitim ndaj Anelkas, ish sulmuesi i Chelsea, por Broja e përsëriti se festa e tij ka lidhje me simbolin e vendit të tij, shqiponjën:
“Kush shënoj festoj duke bërë shqiponjën. Të gjithë mendojnë se imitoj Anelkanë, por unë festoj sepse dashuroj vendin tim. Është një mënyrë festimi unike”, theksoi Broja. Sulmuesi shqiptar u pyet edhe në lidhje me Euro2024, ftesën e marrë nga Sylvinho dhe grupin ku bën pjesë Shqipëria:
“Do të jetë një emocion i madh për mua. Dua të falënderoj edhe familjen pasi më ka mbështetur gjithmonë. Të gjithë e dimë se jemi në një grup të fortë, mbase më i vështiri në Europian, por ne mund të shkojmë në Gjermani dhe mund të bëjmë diçka të veçantë”, u shpreh Broja.
- “O Ramë ku je, dil nga bodrumi”, kryeministri i përgjigjet Bashës: O Lul na thave sytë, stres zero, gjumi top, je i pavdekshëm - 17/03/2025
- “Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur, për çfarë më duhet kjo jetë?! - 17/03/2025
- Tragjedia me 59 viktima, jep dorëheqjen kreu i komunës së Koçanit: Ata ishin fëmijët tanë, tronditja do të zgjasë gjithë jetën time - 17/03/2025