Në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, mes të ftuarve ishte edhe Anila Dhimitri, kandidatja në listën e mbyllur të Gjirokastrës.
Ajo ka folur për rrugëtimin e saj në politikë, ndërsa nuk munduan batutat nga kryeministri Rama.
Edi Rama: Ke dhe një detyrë që të ka spikatur si drejtuese burrash kështu që ke vënë shumë burra në rresht në Përmet e Këlcyrë, kështu që tani nuk të shkon kjo butësia kaq e madhe përmetare se nuk je dhe aq e butë sa dukesh.
Anila Dhimitri: Unë jam Anila Dhimitri dhe vijë nga Përmeti. Vij nga një familje tradicionale përmetare. Pasi mbarova 8 vjeçare doja të isha ekonomiste dhe ata ma plotësuan dëshirën ku shkova në shkollën tregtare ne Vlorë dhe më pas shkova me studime ekonomi.
Jam kthyer në Përmet dhe aty krijova familjen time. Punova disa kohë dhe pas reform ana mbylli dhe na hoqën nga puna. Shkuam në Greqi bashkë me bashkëshortin, nuk gjetëm veten.Bashkëshorti vazhdoj biznesin dhe unë fillova shefe finance në KESH sot OSHE.
- INTERVISTA e plotë/ Rama: Veliaj do të jetë kryebashkiak i Tiranës deri në 2027! Nuk kam ende një bir politik të më vrasë - 14/11/2025
- Pse Berisha s’u paraqit për 21 janarin? Ky është shpjegimi i gazetarit të plagosur nga Garda! - 14/11/2025
- Berisha nuk u paraqit për t’u pyetur për 21 Janarin, reagon SPAK: I çuam fletëthirrje te shtëpia, por e kthyen me shënimin… - 14/11/2025