Regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të skenës shqiptare Birçe Hasko.
Shanaj shkruan se Hasko ishte një emër i madh i kinematografisë, një aktor që humorin, rreptësinë dhe mjeshtërinë e interpretimit e kishte pjesë të karakterit.
Postimi i Mevlan Shanaj
Ka ikur Birçe Hasko.Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare.Ka ikur njeriu që solli karakterin ” popullor” të jugut duke e bërë të pavdekshëm.Iku labi Birçe Hasko.
Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtrisë së interpretimit.Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit.Lamtumirë Mik bashkëpunëtor ! NJERI
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Produkti politik që po identifikohet me protestën - 22/07/2026
- 34-vjeçarja me foshnjën në burg, Begaj kërkon lirimin dhe shqyrtimin e amnistisë personale - 22/07/2026
- Omar Yaghi, refugjati nga Omani, kimisti i nderuar me Nobel, që po shuan etjen globale me ujë të nxjerrë nga ajri i thatë - 22/07/2026