5.5 C
Tirana
12 / 12 / 2025

Kapen me 1 kg kokainë në shtëpi, vihen në pranga dy shqiptarë në shtetin fqinj

Policët e Seksionit të Antidrogës në Komisariatin e Policisë së Ankonës, kanë përfunduar në orët e fundit një aksion hetimor që ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve shqiptarë 30-vjeçarë, të kapur në flagrancë për mbajtjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë me qëllim shitjen e saj.

Sipas mediave vendase, hetuesit kishin qenë prej kohësh në gjurmët e tyre, por me vështirësi kishin arritur të zbulonin shtëpinë e tyre klandestine të përdorur si bazë operacionale për paketimin dhe ruajtjen e drogës.

Të shtunën pasdite, pas një tjetër aksioni, agjentët kapën një nga tregtarët e drogës në një makinë dhe e ndoqën në një fshat rezidencial veror. Kur i dyshuari ka hyrë në banesë, papritmas policët kanë mbërritur tek ai dhe kanë arritur të hyjnë në ambientet e banesës ku kanë gjetur edhe bashkëpunëtorin i cili jetonte brenda dhomave pasi ishte i pastrehë në territorin italian.

Kontrolli i kryer në shtëpi bëri të mundur gjetjen e më shumë se 1 kg kokainë të ndarë në 18 doza, të fshehura brënda një kavanozi qelqi që përmbante edhe oriz për të thithur lagështinë. Tre mbështjellës (rreth 20 gram), që përmbanin doza të gatshme, u gjetën në banjë, të fshehura pas pajisjes së banjës.

Përveç drogës, hetuesit sekuestruan edhe më shumë se 700 euro, të cilat konsiderohen të ardhura nga veprimtaria e trafikut të drogës.

Nisur nga këto prova, të cilat janë vënë në dispozicion të Prokurorit Publik në Gjykatën e Ankonës, dy të arrestuarit janë shoqëruar në burgun Montacuto në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor procedues.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x