12.5 C
Tirana
23 / 03 / 2026

“Kanë kaluar kufijtë…”/ Spahiu: Kujtova se posterin e Belindit me dy gishta e kishte bërë PS!

Kreshnik Spahiu ishte i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv, ku analizoi gjatë situatën politike në vend, në një kohë kur na ndajnë vetëm tre javë nga zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Spahiut, opozita ka hyrë në zgjedhje me kandidatura humbëse dhe lufta e vërtetë e saj është të marrë vendin e dytë ose vendin e tretë, pasi vendin e parë do ta fitojë sërish Partia Socialiste.

Spahiu komentoi posterin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi që u vendos në rrugët e Tiranës, për të cilin u shpreh se fillimisht e mendoi si një sarkazëm të Partisë Socialiste për kandidatin kundërshtar.

“Mendova se këtë poster me dy gishtat e ka bërë Partia Socialiste për Belindin. Ajo që më çudit është se në këtë fushatë të dy krahët politikë nuk e marrin seriozisht kandidaturën e Belind Këlliçit, aq sarkazëm bëjnë sa i kanë kaluar edhe kufijtë. Këtu për shembull notat e racizmit me ngjyrën e lëkurës së Këlliçit janë të papranueshme.

Të mos harrojmë që në Angli kryeministri është i një race tjetër dhe kjo nuk është më një lajm. Por është ironizuar duke i kaluar caqet, si Rama që e krahason me një ahengxhi rom që i bie firzamonikës, qoftë Berisha që e quan esmerin e partisë. Mendova se baneri me dy gishta i Këlliçit ishte bërë nga PS.” – u shpreh Spahiu.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x