9.5 C
Tirana
05 / 02 / 2026

Kampionati i shahut “Vangjo Boboshtica”/ Starton edicioni i dytë, marrin pjesë 12 shkolla të mesme

Ka startuar këtë të martë në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë edicioni i dytë i Kampionatit Ekipor të Shahut “Vangjo Boboshtica”.

Ky kampionat organizohet nga Shoqata Studentore e Sportit të universitetit “Fan Stiljan Noli” në Korçë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Shahut. Edhe këtë vit marrin pjesë nxënësit e 12 shkollave të mesme të qarkut të Korçës.

Për pedagogen dhe kryegjyqtaren Irena Nikaj, kampionati synohet të kthehet në një veprimtari të përvitshme, për të mbajtur  gjallë këtë traditë që ka pasur rajoni i Korçës, me synim rritjen e pjesmarrësve dhe të cilësisë.

Pas shortit të hedhur një ditë më parë në ambientet e rektoratit, për ndarjen e shkollave pjesmarrëse në grupe, disa prej tyre kanë nisur sot përballjen.

Kampionatit Ekipor i Shahut “Vangjo Boboshtica” ka marrë këtë emër si vlerësim për emblemën e shahut korçar, trajner dhe popullarizues i shahut në Korçë.

Këtë të martë janë zhvilluar ndeshjet e grupeve ndërkohë që nesër do të jenë ndeshjet gjysmëfinale dhe finale e më pas do të zhvillohet ceremonia e dhënies së çmimeve të kampionatit.

111.jpg
330964659_646624620796556_4669361994672360225_n.jpg
330980390_929363484756931_4774681237981768066_n.jpg
330925353_1247871802468367_5668934197442572300_n.jpg
331067679_1326857844543000_4453509275162239745_n.jpg
330945365_1673513859744484_7014021754613084387_n.jpg
330937309_1937823353223146_1905972691822604548_n.jpg
331068137_1327204094818549_5822165564159065391_n.jpg
330988682_3275909109326734_7822854150077062213_n.jpg
331065541_895808808341003_1432548850317075324_n.jpg
331285058_1557488008090137_3610250134223651913_n.jpg
330925420_3032218720418012_780400405024227557_n.jpg

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x