Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim shprehet se në Shqipëri ka media të cilat financohen nga fondet ruse dhe kineze.
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” kryediplomatja amerikane tha se rusët dhe kinezët punojnë pareshtur për të forcuar ndikimin e tyre në vendin tonë.
Ambasadorja Kim edhe pse pranoi praninë e finacimeve ruse dhe kinze në Shqipëri, nuk dha detaje konkrete se cilat media kanë marrë fonde ruse ose kineze.
Pjesë nga intervista
Blendi Fevziu: Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?
Ambasadorja Kim: Rusët, kinezët dhe të tjetër janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndikojnë…
Blendi Fevziu: Edhe këtu?
Ambasadorja Kim: Kështu mendoj.
Blendi Fevziu: Edhe në media?
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: Mund ta ndani me ne?
Ambasadorja Kim: Jo.
Blendi Fevziu: Jo? Por ju i dini?!
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: Edhe në media.
Ambasadorja Kim: Po.
Kaq tha ambasadorja amerikane, por qytetarët shqiptarë duan përgjigjen: Kush janë këto media?
- Trump dhe Zelensky takim “kokë më kokë” në Bazilikën ‘Shën Pjetri’, publikohen fotot - 26/04/2025
- Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri (FOTOT) - 26/04/2025
- Papa Françesku përcillet për në banesën e fundit, fjalimi prekës i kardinalit Giovanni Battista Re: Ai do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë - 26/04/2025