Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të Bashkimit Europian, pas planit me 28 pika për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.
Komentet Borrell i bëri përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku shkroi se Trump së paku duhet të ishte konsultuar me BE-në për këtë plan.
Ai shtoi gjithashtu se dorëzimi i BE ndaj kërkesave të Trump për shpenzimet ushtarake, tarifat, derregullimin dixhital, taksimin shumëkombësh dhe furnizimin me energji nuk ka arritur asgjë.
“Me planin 28-pikësh për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, SHBA-të dhe Trump nuk mund të konsiderohen më si aleate e Evropës, e cila as nuk konsultohet për çështje që ndikojnë në sigurinë e saj. Evropa duhet ta pranojë dhe të reagojë ndaj këtij ndryshimi në politikën e SHBA-së.
Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nxjerr në pah dështimin e strategjisë së paqësimit të BE-së. Dorëzimi ndaj kërkesave të tij për shpenzimet ushtarake, tarifat, derregullimin dixhital, taksimin shumëkombësh dhe furnizimin me energji nuk ka arritur asgjë”, tha Borrell.
- Dosja AKSHI/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro të Agasit, Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt - 21/04/2026
- Kërkon të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, Ilir Meta paraqet kërkesën: Dua të jem në sallë krah avokatit - 21/04/2026
- Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, Metsola: Është në krye të procesit - 21/04/2026