Ashtu siç pritej të “mëdhatë” triumfojnë në ndeshjet e tyre të para. Samba braziliane mund Serbinë me një dy golësh të Richarlison.
Portugalia fiton një sfidë shumë të luftuar me Ganën e cila deri në frymën e fundit u mundua të dëmtonte Cristiano Ronaldo dhe ekipin e tij. Gjithashtu me golin e shënuar në ditën e sotme Cristiano Ronaldo arrin të shënojë në pesë Botëror të ndryshëm. Tabelës së golashënuesëve i shtohet Joao Felix dhe asi i Milanit Rafael Leao, ndërsa për ganezët shënuan Andre Ayew dhe Osman Bukari.
Në ndeshje të tjera Zvicra mundi minimalisht 1-0 Kamerunin me gol të shënuar nga Breel Embolo i asistuar nga Xherdan Shaqiri ndërsa Uruguai u nda në “paqe” 0-0 me Korenë e Jugut.
GOLI NË “”STIL BIÇIKLETË” I RICHARLISON:
REZULTATET E DITËS SË SOTME:

- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026