10.5 C
Tirana
02 / 12 / 2025

Jennifer Lopez intervistë në Vogue: Si u rindez romanca me Ben Affleck dhe vendimin për të marrë mbiemrin e tij

Jennifer Lopez ka reaguar ndaj komenteve negative, pas vendimit për të marrë mbiemrin e Ben Affleck pas dasmës së tyre në Vegas.

Intervistuesi Rob Haskell, përmendi një artikull të New York Times të botuar disa ditë pas martesës së saj dhe Affleck, duke kritikuar këngëtaren për marrjen e mbiemrit të burrit të saj “duke pasur parasysh historinë e frikshme pas praktikës”.

“Në këtë moment të vështirë për feminizmin në Amerikë, një grua si ish-Jennifer Lopez që vendos të ndryshojë mbiemrin e saj, duket dëshpëruese,” shkroi Jennifer Weiner në një artikull.

Lopez u përgjigj: “Çfarë? Vërtet?”, më pas shtoi: “Njerëzit do të vazhdojnë të më quajnë Jennifer Lopez. Por mbiemri im ligjor do të jetë Affleck sepse ne jemi bashkuar. Ne jemi burrë e grua. Jam krenare për këtë. Nuk mendoj se është problem.”

Lopez dhe Affleck ishin në një lidhje nga 2002 deri në 2004, por rindezën romncën e tyre në 2021.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x