9.5 C
Tirana
21 / 11 / 2024

“Janë fosile për gjynah”, Rama shigjeton nacionalistët grekë: Më kanë kërcënuar! Me fletushka kërkuan që të…

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para emigranteve tha se në adresë të tij kanë ardhur disa kërcënime, që siç tha ai, nga disa grupe fantazmash të gjalla të së shkuarës.

“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu, rreth e rrotull, një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes sime për t’iu takuar ju.

Me fletushka dhe me parrulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir, ata kanë bërë edhe në adresën time, kërcënime që më shkaktojnë keqardhje, ashtu siç me shkakton keqardhje, çdo sfazëm e kujtdo qoftë në Shqipëri, që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë mike.

Vorio Epiri është term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të lodhur të qarqeve dhe individëve të dalë bojë dhe të dalë kohe këtyre anëve. Kush e përdor akoma sot termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon vetëm dritë shkurtësinë dhe pafuqinë e vet për të jetuar në shekllun e 21.

Këto janë fosile për gjynah, nuk duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh, ndjenja jo miqësore. Greqia është partner i pazëvendësueshëm. Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj”, theksoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x