17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

IZRAEL-SHQIPËRI/ Çfarë ka humbur Broja! Sulmuesi fal golin e avantazhit

Para pak minutash janë bërë publike edhe formacionet zyrtare të sfidës Izrael – Shqipëri, teksa kuqezinjtë e Rejës do të rreshtohen me skemën 4-3-1-2..

Në portë Strakosha, në krahun e djathtë të mbrojtjes Balliu, ndërsa në qendër Ismajli dhe Ajeti. Në të majtë kapiteni Hysaj. Treshja e mesfushës do të përbëhet nga Gjasula, Abrashi dhe Laçi, ndërsa risia është lojtari pas dy sulmuesve. Nuk do të jetë Bajrami, por Asllani si numër 10. Sulmi do të jetë me dyshen Cikalleshi-Broja, me Uzunin që e nis nga stoli.

Portieri Berisha, mbrojtësi Veseli dhe fantazisti Bajrami gjithashtu do e nisin nga stoli kundër Izraelit.

LIVE IZRAEL-SHQIPËRI 0-0

MINUTË PAS MINUTE

6’ Çfarë ka humbur Broja! Sulmuesi i vjedh topin mbrojtësve dhe del i vetëm para portierit, por çon topin në duart e këtij të fundit.

5’ Dy goditje këndi radhazi nuk sjellin rrezik në portën e vendasve. Ndërkohë, miqtë me një kundërzbritje të shpejtë tentojnë portën e Strakoshës, por devijimi i Ismajlit bën të lehtë topin për gardianin.

2’ Menjëherë rrezik në portën kuqezi me një goditje këndi që grushtohet me vështirësi nga Strakosha.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të miqve.

FORMACIONET ZYRTARE:

IZRAEL (4-3-3): Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Koniçovski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Veisman.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x