Nga Berat Buzhala
Statusi politik i Ivanka Trumpit në Amerikë është diçka në mes Zonjës së Parë dhe princeshës.
Ajo, e shoqëruar nga bashkëshorti Jared Kushner dhe dhjetëra arkitektë, ka qëndruar në jug të Shqipërisë, në Zvërnec, ku – bashkë me një grup partnerësh – po planifikon të investojë disa miliardë dollarë.
Gjatë gjithë ditës, Ivanka ka qenë e shoqëruar edhe nga njëri prej djemve të Shefqet Kastratit, i cili thuhet se është partneri shqiptar i Trumpëve.
Në Shqipëri thuhet se familja Kastrati ka raporte biznesore, por edhe private, me Jared-in, Ivanka-n dhe vetë Presidentin Trump.
Nuk i njoh mirë; herë pas here i kam kritikuar edhe në të kaluarën. Por duhet ta pranoj se kjo familje po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm.
Për shkak të ndikimit të Kastratëve, Ivanka, kohë më parë, publikonte në rrjetet sociale postime me libra për historinë e Shqipërisë, e po ashtu publikonte edhe foto nga Shqipëria.
Në këtë kohë paqartësie të madhe politike, kur secili shtet po lufton për interesin e vet, shqiptarët janë me fat që kanë arritur ta krijojnë një lidhje kaq të afërt me këtë familje.
Unë jam i bindur se këto raporte dhe këto komunikime do të ndikojnë pozitivisht edhe në epilogun e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Sonte, kryeministri Rama ishte në darkë me njerëzit më të afërt të Presidentit Trump. Ishte një telefonatë larg komunikimit me Donald Trump-in, i cili ndodhet gjithashtu në Evropë, në Davos.
Miq e mikesha, biznesi dhe biznesmenët nuk janë kategoria më e dashur për masat popullore, por në ekonominë e tregut të lirë, biznesi i hap ato dyer që politika nuk mundet.
Dikush mund të thotë: “Po, ama me resurset e shtetit.” Paj, resurse ka boll edhe Irani, edhe Venezuela, ama shih ku janë dhe ku kanë mbetur.
Resurset e shtetit duhet të përdoren pikërisht për situata të tilla: për t’u afruar me miq e me aleatë, e jo për t’i ruajtur e për t’i vënë turshi.
Shqiptarët janë me fat që sonte, në konakun e tyre, hanë darkë dhe e bëjnë gjumin dy prej njerëzve më të fuqishëm në planet.
Ndoshta s’ka nevojë me jua tregu se çfarë peshe globale ka Jared Kushner. Para disa kohësh dëgjova disa të paditur që thoshin: “Trumpi i ka larguar Ivanka-n dhe Jared-in.”
Jared Kushner dhe Steve Witkoff, edhe pa pozita zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, janë dy prej personaliteteve më të fuqishme botërore, pas Donald Trump-it.
Pra, Shqipëria as nuk është narko-shtet e as Venezuelë, qysh e etiketon opozita shqiptare. Shqipëria është, për momentin, shteti më stabil në Ballkanin Perëndimor.
Sa më herët që opozita në Shqipëri e kupton këtë – e, besa, edhe disa në qeverinë e Kosovës – aq më mirë
- “Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për… - 21/01/2026
- Champions League- Fitojnë favoritët: Juventus, Barcelona, Bayern dhe Liverpool - 21/01/2026
- Ivanka Trump është diçka në mes Zonjës së Parë dhe Princeshës - 21/01/2026