7.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

Italia refuzon ftesën e Trump, Wittkof: Rreth 25 vende kanë pranuar, mes tyre Shqipëria e Kosova

Italia nuk do t’i bashkohet iniciativës së Bordit të Paqes, të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Sipas të përditshmes “Corriere della Sera” vendimi merret mes shqetësimeve se një grup i tillë i drejtuar nga udhëheqësi i një shteti të vetëm do të përbënte shkelje për kushtetutën italiane.

Plani i Trump ka nxitur reagime edhe nga aleatë të tjerë perëndimorë, të cilët mendojnë se organizata e re mund të minojë punën e OKB. Sipas të dërguarit të posaçëm të SHBA, Steve Wittkof, deri më tani rreth 25 vende kanë firmosur për t’iu bashkuar bordit, megjithatë sipas burimeve jo të gjithë e kanë thënë këtë publikisht.

“Mendoj se kemi 20 ose ndoshta, 25 vende qe kane pranuar”, tha Witkof për TV amerikane.

Mes vendeve që kanë pranuar zyrtarisht ftesën e Trump janë Shqipëria, Kosova, Azerbajxhani, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bjellorusia dhe Hungaria. Zyra e kryeminsitrit izraelit Netanjahu e konfirmoi pjesëmarrjen të mërkurën.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x