23.8 C
Tirana
03 / 08 / 2026

‘Ishte magjike’, Katy Perry flet për performancën në Sunny Hill

Ylli botëror i muzikës pop, Katy Perry, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale përshtypjet pas performancës së saj historike në Prishtinë më 31 korrik. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja e njohur shprehu mirënjohjen e saj për mikpritjen dhe energjinë e jashtëzakonshme që mori nga publiku kosovar gjatë festivalit “Sunny Hill”.

Gjatë këtij spektakli, Katy Perry mbajti në skenë edhe flamurin e Kosovës, duke dhuruar pamje dhe emocione që do të mbesin gjatë në memorien e adhuruesve. Ajo e përshkroi përvojën e saj të parë në Kosovë si “magjike”, ndërsa nuk hezitoi të falënderonte publikisht organizatoren e festivalit, Dua Lipën, dhe të gjithë ekipin për ftesën dhe organizimin madhështor.

Përveç mirënjohjes për organizatorët, pop-ylli falënderoi të gjithë fansat që sfiduan temperaturat e larta të verës për të qenë pjesë e këtij show të paharrueshëm. Këngëtarja bëri të ditur gjithashtu se me këtë performancë ka përmbyllur edhe turneun e saj veror në Evropë (“Eurosummer”), duke njoftuar se tani do të marrë pak kohë për pushime.

Postimi i saj ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga fansa vendas e ndërkombëtarë, si dhe nga figura të njohura publike, duke konfirmuar edhe një herë suksesin e padiskutueshëm të këtij edicioni të “Sunny Hill Festival”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x