Ilir Meta, teksa foli në hyrje të SPAK, akuzoi personin që e ka kallëzuar për aferën CEZ-DIA.
Meta shtoi se kallëzuesi, të cilin nuk e përmendi me emër, është dënuar për dhunë në famile e për shpifje.
Pas kësaj, ka reaguar personi që e ka kallëzuar atë, juristi Romeo Karaj.
“Likja kishte gjithe kohen e duhur, per te me kallezuar per kallezim te rremë, por, kurre nuk e beri, pasi besoi se, kurre nuk do te vinte dita e se vertetes per të.
E keshilloj te interesohet ne Gjykaten e Apelit Tirane, per t’u informuar per pafajesine time.
Edhe nese do te isha i denuar 100 here, per cfaredo lloj vepre penale qofte, ligji nuk ma heq te drejten, per te kallezuar cdo veper penale, perfshire edhe korrupsionin e pushtetareve dhe ish-pushtetareve.
Perkundrazi, moskallezimi do te ishte realisht veper penale.
Kjo ceshtje, korrupsioni i aferes DIA-CEZ, nuk eshte hapur dhe mbyllur asnje here me pare edhe pse ka mbi gjashte vjet ne prokurori.
Pra eshte Meta qe genjen, shpif dhe mikson ceshtjet, sipas interesit te tij.
Megjithate, duhet t’a kuptojme se, realisht eshte ne hall te madh…”, shkruan ai.
- “Shqipëria s’ka pretendime ndaj territorit serb”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit për lumin Ibër: Serbia e humbi Kosovën, hartat janë më pak tolerante - 11/08/2026
- Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen - 11/08/2026
- “Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë - 11/08/2026