Arben Manaj: Keni parë ndonjë vetting të anëtarëve të medias dhe pronarëve të tyre në Shqipëri?!
Lidhur me aksionin e IKMT-së për prishjen një pjese të “Prestige Resort” ka reaguar gazetari i njohur Arben Manaj, me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook!
“Nuk jam dakort me ata që sulmojnë Ramën se ka filluar sulmin ndaj mediave! Ai ka qenë pjesë e saj dikur! Ai i ka xhan ato, historikisht u ka bërë nder atyre dhe i ka shpërblyer në shkëmbim të asgjë prej gjëje! Thjesht i ka suportuar të ecin dhe zhvillohen si në vendet e Bashkimit Evropian më shumë dhe më pak si në Britani!
Keni parë ndonjë vetting të anëtarëve të medias dhe pronarëve të tyre në Shqipëri?! Mediat janë tërësisht të pavarura në Shqipëri! Ato vetëm ndryshe nga c’thuhet nuk u bëjnë operacione plastike në tru shqiptarëve! Thjesht u servirin informacionin e pavarur dhe audiencat vetvendosin! E ku është problemi këtu!? Apo do thoni që “po shkove pas brumbullit, destinacioni është halja”!!!”
- Me tavolinën e mbushur me shkresa e dosje, Berisha akuza qeverisë për zjarret: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar! - 15/08/2026
- FOTO/ Ja kush është eskorta ruse që vrau me bombë ish-komandantin dezertor të nëndetëseve! Nga biologe në atentatore ukrainase - 15/08/2026
- Albin Kurti në foto me të arrestuarin e dyshuar si agjent i shërbimit sekret të Serbisë, reagon Qeveria e Kosovës: Ishte takim… - 15/08/2026