Në një skenar me atë që pasoi luftën e Ukrainës, edhe në konfliktin e Iranit bashkë me informacionet dhe pamjet e vërteta, është vënë në lëvizje edhe makineria e propagandës me trillime, që tani, edhe falë Inteligjencës Artificiale, e bëjnë akoma edhe më të hollë vijën ndarëse mes tyre.
BBC është vënë prej ditësh në lëvizje për të ndarë të vërtetën nga gënjeshtra, teksa pamje dhe videoja nga më të ndryshmet kanë pushtuar rrjetet sociale pas 6 ditë sulmesh në Iran, Izrael dhe disa shtete të Gjirit. Disa nga mashtrimet e përhapura në rrjet, të cilat gazetarët e saj i kanë demaskuar përfshijnë një imazh që pretendohej se tregonte një shpërthim të madh në një aeroport irakian, por që rezultoi të ishte krijuar me ndihmën e AI.
Po kështu disa pamje satelitore të Google Earth, ishin manipuluar në mënyrë të tillë që të tregonin dëme në një bazë të Marinës amerikane. Po kështu, disa profile false në rrjetet sociale pretendonin të ishin të një kleriku të lartë iranian.
BBC News po vazhdon të verifikojë po ashtu klipe që tregojnë avionë luftarakë amerikanë të rrëzuar mbi Kuvajt në një incident të supozuar “zjarri i miqësisë”, pamjet e një zjarri që po digjet në një rafineri nafte në Arabinë Saudite pas një sulmi me dronë, dhe videot e tymit që ngrihej mbi një bazë detare franceze në kryeqytetin e Emirateve të bashkuara arabe, Abu Dhabi.
- Akuzohet për pengim të vendimit të Gjykatës, SPAK shpall pretencën për ish-kryebashkiakun Bardh Spahia - 05/03/2026
- Iran, të vërtetat dhe gënjeshtrat e luftës, BBC verifikon pamjet e konfliktit të armatosur - 05/03/2026
- Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit - 05/03/2026