Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken i është ndërprerë fjala gjatë një fjalimi të mbajtur në Këshillin Atlantik të mbajtur të martën.
Një grua me shami që ndodhej mes të pranishmëve në sallë u ngrit në këmbë duke e akuzuar Blinkenin “për gjenocid” ndaj popullit palestinez, dhe duke e quajtur atë “kriminel lufte”.
Sigurimi është detyruar të ndërhyjë që ta qetësojë situatën duke e nxjerrë jashtë zonjën në fjalë.
“Do të njiheni si Blinkeni gjakatari, Sekretari i gjenocidit. I keni duart të lara me gjakun e qindra mijëra civilëve të pafajshëm”, tha gruaja.
Blinken ruajti qetësinë dhe ia ktheu duke e falënderuar për shprehjen e këndvështrimit të saj, e më pas i kërkoi që ajo ta lejojë të shpreh edhe ai këndvështrimin e tij.
- “Parlament të rëntë pika”, 10 vite larg politikës, Namik Dokle ka një mesazh për Kuvendin - 14/11/2025
- Operacioni për ndërtimet pa leje në Farkë, Koçiu: Listë e zezë për subjektet shkelëse, prishje ose konfiskim i tyre - 14/11/2025
- Vjosa Osmani sulmon BE, Presidentja e Kosovës: Jemi 97% pro-europianë, por na kanë bllokuar - 14/11/2025