19.5 C
Tirana
16 / 09 / 2024

Ilir Meta kopjon Edi Ramën, nis edicionin e parë të podcast-it dhe zbulon dashurinë e tij të re

Podcast është kthyer në një trend tanimë. Përveç gazetarëve të cilëve ia u do puna, podcasti më i ndjekur ishte edhe ai i kryeministrit Edi Rama.

E së fundmi në “gjurmët” e kreut të qeverisë ka shkuar edhe ish-presidenti Ilir Meta. Ndonëse paksa me vonesë, Meta ka vendosur që të hapë podcastin e tij të cilin e ka quajtur “Podcasti i Lirisë”

Nga Jala, ku dhe po zhvillohet kampi i të rinjve të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka çelur dhe edicionin e parë të këtij podcasti.

Ai ka vendosur që përballë të ketë një nga të rejat e partisë së tij, ku dhe i ka folur përtej politikës. Meta në këtë edicion të parë ka promovuar Shqipërinë turistike ku dhe ka folur për bukuritë e vendit tonë, të cilat i ka eksploruar përgjatë këtij sezoni veror.

Ndryshe nga shumë të tjerë të cilët muajt e verës vendosën t’ i kalojnë të det dhe në jug, ish-presidenti i eksploroi malet e lumenjtë me ujin “ brisk” të vendit.

“Gjatë këaj vere kam mësuar shumë gjëra të reja të cilati shin jashtë imagjinatës time. Kam qenë në Dobërdoll, në Çerem, Ishte një zonë e mahnitshme sa i përket bukurive, pyje pa fund.

Skam parë pisha aq të shëndetshme. Liqene të mrekullueshme. Kam qenë, se unë e mbaj veten se sikur e njoh shumë mirë qarkun e Beratit, se kam qenë deputet në Skrapar, kam qenë në syrin e kaltër në Sinec, mbas syrit të kaltër në Sarandë e në Theth ka dhe një sy të kaltër në Berat që ka një ujë të freskët dhe të kulluar”, tha Meta duke theksuar më tej se do të vijojë eksplorimin me ritme të larta.

“Do ta vazhdoj eksplorimin me ritme të larta. Unë bëj ato gjëra që ndjej dhe në korrik gusht pasioni im dashuria ime, janë malet dhe ujërat e ftohta, sa më të akullta të jenë aq më të shëndetshme janë për mua. Mesazhi është të njohim vendin tonë, ta duam vendin tonë”, tha Meta.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x