Ministri i Jashtëm Igli Hasani ndodhet në Samitin e NATO në 75 vjetorin e krijimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ai ka postuar foto nga Samiti që po mbahet në Uashington.
Tek disa prej tyre shihet edhe kryeministri Edi Rama krah Presidentit të SHBA Joe Biden dhe Jens Stoltenberg.
“Së bashku, për të rikonfirmuar angazhimin tonë për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Aleancën”, shkruan Hasani.
Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u takua me bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senat, demokraten Jean Shaheen dhe republikanin Thom Tillis. Ai ishte pjesë edhe e pritjes që Presidenti i SHBA-ve Joe Biden u bëri udhëheqësve të shteteve anëtare të Aleancës.
Aleanca më e madhe ushtarake në botë feston 75-vjetorin e krijimit të saj, me 32 vende anëtare në përbërje të saj.
Shqipëria shkon në këtë samit më rikonfirmimin e mbështetjes së palëkundur ndaj NATO-s, duke përmbushur edhe një nga kriteret e anëtarësisë në Aleancë, që është rritja e shpenzimeve për mbrojtjes, por edhe realizimi i një sërë projektesh në funksion të NATO-s, siç është edhe baza ajrore e Kuçovës.










- Ali Akbar, gazetashitësi pakistanez që u vlerësua nga Presidenti Macron me “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës” - 31/01/2026
- “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, takimet e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE me zyrtarët e lartë në Tiranë para se t’i shkruante Epsteinit - 31/01/2026
- “Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha i përgjigjet qytetarit për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë - 31/01/2026