“Të lindet një njeri” vjen në Teatrin Metropol të Tiranës me regji të Stefan Çapalikut dhe aktorët, Rafael Hoxhaj, Julinda Emiri, Ilirda Bejleri, Bujar Hoxhaj dhe koncertmaesdtron Andi Kongo.
Migjeni, poeti i rinisë, i ripropozuar në një lexim teatror. Një shfaqje multidisiplinore, ku fjala, aktrimi, muzika, danci, instalacioni i sjellin edhe më të gjallë personazhet migjenianë.
Performanca teatrore “Të lindet një njeri” priret drejt aktualizimit të tematikave migjeniane, për “t’birt e shekullit të ri”.
Shfaqjen mund ta ndiqni në datat 23, 24, 25 shtator në Teatrin e Metropolit Tiranë. Gjithashtu shfaqja do të luhet në Pogradec më 1 Tetor në QK Lasgush Poradeci, si dhe më 3 Tetor në Teatrin Migjeni në Shkodër. Orari i shfaqjes do të jetë në orën 19:00.
Aktiviteti organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
- “Gjithçka ndodhi në pak sekonda”/ Pasagjeri tregon si neutralizoi agresorin: E kapa në fyt dhe mora avionin nën kontroll - 30/09/2026
- Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton - 30/09/2026
- Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë - 30/09/2026