10.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

Ibrahimaj: Në 2024 do e rrisim sërish në pagën minimale, në 2025 do shkojë në 45 mijë lekë

Teksa prej ditësh diskutohet rritja e pagës minimale në vend, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimi kanë nënvizuar të drejtat e punëtorëve si fokus të qeverisë. Duke marrë pjesë në një kompani të madhe tekstilesh, që përmban një numër të lartë punonjësish, Rama dhe Ibrahimaj janë shprehur se të drejtat e punëtorëve, rritja e pagave dhe standardeve do të mundësojë edhe rritjen ekonomike. Rama theksoi se nuk do të ketë më asnjë shfrytëzim për punëtorët.

Duke folur për këtë mision, Rama gjithashtu kritikoi rolin e sindikatave në vendin tonë, të cilat janë fantazmë, megjithatë kryesocialisti siguroi se do të ketë vëmendje të madhe për të garantuar respektimin e marrëveshjes kontraktuale mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Kreu i qeverisë thotë se problemet aktuale nuk janë nga mungesa e specialistëve, por nga kriza e punëtorëve, ndaj duhet rritur standardi.

Ai u bëri thirrje sektorit të kompanive të ndërtimit të respektojnë rregullat dhe detyrimet për punëtorët që paguhen nën një pagë të caktuar. Ai u shpreh se askush nuk e ndalon qeverinë mos të japë leje ndërtimi nëse ka shkelje të tilla për punonjësit.

“Kjo është më pagë, është shfrytëzim, kjo është e pavërtetë në raport me të gjithë ciklin ekonomik dhe financiar të ndërtimit. Qeveria nuk vë dot pagat, por askush nuk e ndalon qeverinë ti thotë që ju nuk merrni më lejë ndërtimi nëse keni punëtorë që paguhen nën një pagë të caktuar, s’do jetë pagë arbitrare që do e vendosim ne. Duhet të jetë një pagë që del nga analiza e vetë tregut dhe nga vetë operatorët. Ne po japim shembullin vetë si qeveri, bëmë rritjen e pagës minimale na detyron të rrisnim dhe pagat e tjera. S’do financojmë masivisht koston e studimit të mjekësve nëse nuk angazhohen që për një periudhë kohë ti shërbejnë popullit të tyre. nuk financojmë me taksat e shqiptarëve që ata të shkojnë t’i shërbejnë popullit gjerman.”- thotë Rama.

Edhe Ministrja e Ekonomisë dhe Financave ka folur për pagat dhe prioritetet e qeverisë për pagat e punonjësve, ajo u shpreh se në vitin 2025 synimi është që paga minimale të shkojë në 45 mijë lekë. Ajo udhëzoi bizneset të rrisin standardet për punëtorët.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x