Referohet në prokurori Ardiana Kalaja, pak ditë pasi u shfaq duke bërë qitje.
Por nuk është kjo arsyeja për të cila policia nisi procedim kryesisht. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se procedimi ka nisur për shkak të një deklaratë të saj publike ku ka thënë:
Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta.
Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës.
Për këtë deklaratë të saj, policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit, thanë burimet.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Arnat në rroba, kujtesë e një kohe që vjen për të na treguar se çfarë është vërtetë lumturia - 13/11/2025
- Sot mbledhja e përbashkët qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Rama: Krenar për këtë ditë historike, nënshkruajmë 16 marrëveshje - 13/11/2025
- Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë e SHBA-ve - 13/11/2025