Sipas burimeve brenda mazhorancës socialiste, arsyeja e dorëheqjes të Dredhës lidhet me situatën e akumuluar javëve të fundit.
Pas përplasjeve të shumta me kryeministri si në daljet publike por edhe ato me dyer të mbyllura, por nga ana tjetër shkarkimet e të gjithë drejtorëve dhe emërimet e të rinjve, proces i cili është ndjekur dhe vendosur nga ministrat e Ramës dhe deputetëve të zgjedhur.
Sipas burimeve Dredha nuk e ka fshehur pakënaqësinë për situatën e krijuar dhe që në një farë mënyrë drejtimin e bashkisë, përsa i përket emërimeve, nuk po bëhej nga ai si titullar, por nga njerëz të cilët kryeministri i kishte vendosur në krye të këtij procesi.
Dorëheqja në këto momente përkon një ditë para Asamblesë së PS dhe pak ditë para dekretimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore.
- Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier? - 29/10/2026
- ‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror - 29/10/2026
- Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën! - 29/10/2026