Ranko Radosheviç i njohur si “Eskobar” është vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 11:00 në një pikë karburanti në Beograd.
Sipas mediave vendase ai ishte një person i njohur më parë për policinë, i cili ndër të tjera, merrej me shitjen e makinave të blinduara. Emri i tij u përmend në publik, si pronar i një makine, e cila u gjet në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk. Ranko Radosheviç është i njohur për publikun edhe si “Ranko Eskobar”, me origjinë nga Mali i Zi, gjegjësisht nga Nikshiqi.
Të shtënat kanë ndodhur paraditen sotme në kafenenë e një pikë karburanti në Rushnjë. Dy persona kanë hyrë në kafene dhe njëri prej tyre ka gjuajtur disa herë më armë zjarri drejt “Escobarit”.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026