Mbrëmjen e djeshme ndaj Serbisë, Elseid Hysaj shkroi historinë me kombëtaren duke thyer rekordin e paraqitjeve të Lorik Canës me Kuqezinjtë.
Veterani legjendar i Kombëtares me një ndeshje solide në fitoren historike ndaj Serbisë në Leskovc bëri paraqitjen e tij të 93-të me fanelën kuq e zi duke u bërë kështu lojtari me më shumë paraqitje në historinë e saj.
Deri mbrëmjen e djeshme rekordin e mbante legjendari Lorik Cana me 92 paraqitje.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram Hysaj postoi një foto duke bërë me dorë shqiponjën dhe disa syze që mbanin numrat 9 dhe 3 në xhamat e tyre me nënshkrimin: “93 herë krenar për ty Shqipëria ime”
Ndërkohë në komentet e postimit të Hysajt erdhi dhe komenti epik i Lorik Canës.
“Unë i kam syzet më të bukura”, shkroi ish-kapiteni legjendar i Kuqezinjtë.

- Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve”, Rama: Familja Hasani rikthehet në Theth për të investuar në tokën e të parëve - 30/07/2026
- Rama zbulon planin për ndryshimin e PS: Respekt, dëgjim dhe solidaritet pa kushte ndaj qytetarëve! - 30/07/2026
- Ish-sekretarja e PD-së emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit - 30/07/2026