Ende nuk ka asnjë gjurmë nga 64-vjeçarja nga Tirana, e cila një ditë më parë humbi kontaktet me guidën në të cilën ishte pjesë bashkë me një grup tjetër personash. Për shkak të mjegullës në zonë, dyshohet se 64-vjeçarja ka humbur orientimin dhe është ndarë nga pjesa tjetër e guidës nga Parku i Llogorasë për në gadishullin e Karaburunit.
Që nga momenti kur ka humbur kontaktet nuk ka ende asnjë gjurmë për 64-vjeçaren dhe kërkimet vijojnë nga ekipi i kërkim shpëtimit.
Kërkimet për 64-vjeçaren kanë nisur që ditën e djeshme, në momentin që u raportua se kishin humbur kontaktet me të. Që prej orës 19:10 të një ditë më parë, nuk ka asnjë gjurmë nga 64-vjeçarja, ndërsa kërkimet dje nisën në zonën mbi Gjirin e Gramës në Karaburun, në vendin e quajtur burimet e “Dedë Hilës “ku dhe kontakti i fundit me gruan 64-vjeçare ka qenë në këtë zonë.
Tashmë, punonjësit e policës dhe ata të ADZM po bëjnë sërish kërkime për gjetjen e saj.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026