20.5 C
Tirana
08 / 09 / 2024

“Hipokritë! Pse i gënjeni shqiptarët?”, Shehaj kapet me Boçin: Tani do ta thyejnë herësin 10-20 kandidatë…

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe deputeti e njëkohësisht kreu i Partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj kanë debatuar lidhur me marrëveshjen mes PS e PD për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Shehaj tha se me marrëveshjen e bërë, listat janë pak më pak të mbyllura se më parë, por sipas tij, nuk u përmbush kërkesa e shqiptarëve për lista të hapura.

Ai kritikoi edhe deputetët e mazhorancës e opozitës të cilët votuan për mos-hapjen e listave dhe më pas sipas tij, dilnin në media e flisnin për lista të hapura.

Nga ana tjetër Baçi tha se nuk ka një tregues që vërteton nëse është më mirë që sistemi të jetë me lista të hapura apo të mbyllura.

Sipas tij, në Shqipëri forcat politike kur nuk del rezultati ashtu siç ato e presin, kërkojnë ndryshim të sistemit zgjedhor.

Baçi shtoi se PD ishte për lista të hapura, por u përball me veton e PS në grupin e dialogut.

Shehaj: Kjo do të thotë lista pak më pak të mbyllura se më parë. Herën e fundit u zgjodhën 3 që thyen herësin, këtë radhë do të zgjidhen 10-20. Por kjo nuk ndryshon thelbin. Qytetarët duan të votojnë edhe partinë politike edhe kandidatin. Tani çfarë bëjnë partitë politike? Mblidhen dhe bëjnë një marrëveshje që nuk dëgjojnë qytetarët, por bëjnë sipas qejfit të tyre ke kështu u duhen.

Boçi: Është një lloj zbatimi i detyrimeve kushtetuese.

Shehaj: Ka lloj lloj mënyrash për ta zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Atëherë ky është problemi që mendoj unë si deputet opozitar. Bëjmë një formulë për të gënjyer qytetarët. Jo i hapëm, jo nuk i hapëm. Po dëgjoja deputetët që dilnin, të gjithë votuan pro mos-hapjes së listave. Dolën jashtë e thoshin ‘unë isha për lista të hapura, dua që qytetarët të votojnë’. Si mund të dalë një deputet sapo ka dalë pas votimit kundër hapjes së listave e të flasë kështu. Më mirë mos të bëhej fare. Por të paktën një gjë të mirë e bënë, votën e emigrantëve.

Boçi: Duke ditur sentimentin e publikut, për mënyrën si i qaset votës, do të shohë edhe vlera individuale edhe vlera të një force politike. Nuk po bëj avokatinë në rastin konkret, por po them që një pjesë e madhe e qytetarëve e dëshirojnë hapjen e listave. Ndërsa në rastin e matjes së impaktit, nuk është se ka një tregues se kur janë listat më të mira, kur dalin nga një maxhoritar i pastër siç ka ndodhur… Pra nuk ka një produkt që ne të na bëjë diferencën. Për mua këto sistemet janë ndërruar shpesh, se në Kosovë vetëm një mënyrë ka. Janë mësuar edhe qytetarët si të votojnë. Këto kur nuk del mirë rezultati në një sistem, ne kërkojmë menjëherë ndryshimin e mënyrës së votimit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x