30.3 C
Tirana
21 / 06 / 2026

“Hija” e Berishës mbulon protestën, mbështetësit e kreut të PD dalin me mesazhe kundër Blinkenit

Mbështetësit e Berishës duket se nuk po fshihen më brenda protestës, por kanë dalë hapur në qendër të saj. Një fotografi e shkrepur gjatë marshimit të mbrëmjes në Tiranë tregon një protestues me një bluzë ku shfaqet ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i shoqëruar me mbishkrimin fyes “Fuck you Blinken”.

Pamja vjen në një moment kur organizatorët kanë insistuar ta paraqesin lëvizjen si qytetare dhe mbi partitë politike.

Megjithatë, prania e mesazheve të lidhura drejtpërdrejt me betejat politike të Berishës po ushqen debatin nëse protesta po ruan ende profilin e saj fillestar apo po kthehet gradualisht në një hapësirë ku po gjejnë vend edhe kauzat personale të liderit të opozitës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x