Ish-kryeministri Sali Berisha është në listën e personave që do të merren në pyetje nga SPAK për hetimin në lidhje me padinë e bërë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Berisha është shprehur ditën e sotme për gazetarët jashtë seancës plenare se do të paraqitet në SPAK sa herë ta thërrasin.
Ai ka theksuar se kryeministri Edi Rama përpiqet të mbulojë aferat e tij me çështje të tilla.
“Do paraqitem në SPAK sa herë të më thërrasin. Edi Rama përpiqet të mbulojë aferat e tij me çështje të tilla”, është shprehur Berisha.
Berisha do të thirret në SPAK për të dëshmuar javën e ardhshme bashkë me ish-ministrin Arben Imami.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së - 19/09/2026
- NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes - 19/09/2026
- Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata - 19/09/2026