Pas raportimeve se pasuria e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mund të nënshtrohet një verifikimi nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Presidenca ka bërë të ditur se nuk ka informacione për një procedurë të tillë.
Këshilli i presidencës ka deklaruar për mediat në Kosovë se presidentja mbështet çdo verifikim të bazuar në pavarësi, paanshmëri dhe fakte të vërteta. Ai ka shtuar se Osmani nuk do të pranojë asnjë fushatë njollosjeje që ka motivime politike.
“Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhin në këtë fazë,” tha Bekim Kupina.
- Gazetari ironizon garën e Meremes për kryetar të PD/ Leka: Po hyre në selinë e PD, hyn me mbiemër Sela e del me Sala… - 01/05/2026
- Komisioni zgjedhor në PD skualifikon kandidatët Mereme Sela e Vladimir Mulaj, Berisha i vetëm në garë për kryetar partie - 01/05/2026
- “BE është bekim për ne”, Rama flet për agjencinë italiane: Kur u pushtua Ukraina, kuptuan se… - 01/05/2026