7.5 C
Tirana
22 / 04 / 2024

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me BERZH-in

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëherësh kryeministrja Belinda Balluku, ka nënshkruar në Londër këtë të hënë me Presidenten e BERZH marrëveshjen e huasë për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit.

“Në Londër me Presidenten e BERZH, Odile Renaud-Basso, nënshkruam marrëveshjen e huas për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit.

Një projekt i rëndësishëm për ne dhe rajonin, i cili do të rrisë komunikimin mes vendeve, duke nxitur e lehtësuar lëvizjen e qytetarëve”, shkruan ministrja në postimin e saj në rrjetet sociale ku ka ndarë edhe disa foto nga nënshkrimi i marrëveshjes së huas.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x