23.5 C
Tirana
13 / 07 / 2024

Heidi Baci sqaron të vërtetën e marrëdhënies së saj me Bora Zemanin!

Heidi Baci ka rrëfyer sot në Top Albania Radio më shumë për eksperiencën e saj brenda BBV3, por edhe si po shkon jeta e saj tani që ka dalë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndër të tjera Heidi sqaroi edhe marrëdhënien e saj me Bora Zemanin, duke konfirmuar se nuk e ka ndjekur më herët në instagram dhe kur ka parë lajmet ka shkuar direkt që ta ndjekë pasi raportet mes tyre janë shumë të mira.

Si po shkojnë gjërat tani që ke dalë jashtë?

-Nuk kam qenë shumë mirë, por po ambientohem. Kam qenë pak sëmurë nga ana shëndetësore dhe këto ditë jam më mirë. Kisha një problem me sytë.

Si t’u duk jugu i Shqipërisë pas pushimeve që kalove aty?

-Ma kishte premtuar Romeo dhe më çoi. Ishte shumë bukur, më pëlqeu shumë, nuk e prisja. Më pëlqeu deti, perëndimi është shumë i bukur. Unë jam pak romantike por ishte vërtet shumë bukur.

Po marrëdhënia me Romeon si po shkon tani që jeni jashtë?

-Është diçka e re jashtë, marrëdhënia është e njëjta. Është pak ndryshe, sikur po njihemi nga fillimi. Në jug nuk ishim vetëm, por shkoi shumë mirë. Unë nuk jam tip që i fsheh emocionet, por ndihem vërtet shumë mirë. Unë jam tip i qetë.

Duke qëndruar këtu, shumë portale aluduan së fundmi për një prishje të marrëdhënies tënde me Borën. Çfarë ke për të thënë për këtë?

-I lexova dhe kam shkuar direkt ta bëj ‘follow’. Nuk jam shumë tip Instagrami, nuk merrem shumë. Por më shkruajti dhe ajo që ‘si ka mundësi’. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi ‘OK’.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x